Subscribe

Ndonëse autoritet kanë deklaruar se e kanë tregun në kontroll, abuzimet me cilësinë e naftës janë ende prezent. Denoncimi është bërë nga vetë Ministria e Energjisë.

 

Vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës, kjo është një nga dy pikat e karburantit të bllokuara që tregtonte naftë pa cilësi për konsumatorët. Inspektorati Qendror Teknik ka kryer një sërë kontrollesh nga ku ka rezultuar së në total janë bllokuar rreth 15 mijë litra naftë.

 

Nga 130 kontrolle të kryera në rajonin e Tiranës vetëm 2 raste janë evidentuar me shkelje. Për te dy subjektet është marre masa e bllokimit si dhe janë gjobitur me 1.5 milion leke secila-tha Admir Abrija, kryeinspektor i IQT.

 

Ministrja Belinda Balluku tha se kontrollet për cilësinë e naftës do të vijojnë në të gjithë vendin, dhe se ky nuk është një aksion, por pjesë e punës së përditshme.

Jemi këtu për të thënë që toleranca është zero për këdo që abuzon. Edhe pse kemi patur kontestime nga pronaret e karburantit jemi këtu për të thënë që ne nuk kemi si qëllim të penalizojmë bizneset, por nëse ato nuk respektojnë ligjin jemi të detyruar ta bëjmë këtë.

Pak ditë më parë 9 kompani të mëdha që merren me importin dhe tregtinë e hidrokarbureve rezultuan me shkelje nga administrate doganore, pasi kishin shmangur taksat dhe tatimet duke bërë që në arkën e shtetit të mungonin 1 milion euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *