Subscribe

1.6 milion litra gaz janë bllokuar nga doganat këtë të premte pasi subjekti që I tregtonte ka shmangur procedurat dhe detyrimet ndaj shtetit.

 

Aksioni është monitoruar nga vetë drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj I cili theksoi se ai ka ardhur si rrjedhojë e luftës kundër informalitetit.

 

Subjekti, sipas Gjokutajt, i detyrohej shtetit 350 mijë euro.

 

“Kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësore dhe teknik kishte edhe mangësi në deklarimin e detyrimeve fiskale. Subjekti ka hedhur në qarkullim 1.6 mln litra gaz natyror të lëngshëm të papaguar detyrimet e akzicës. Në total detyrimi i munguar dhe penaliteti i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 mln lekësh ose 350 mijë euro.”

 

Ndërkohë në lidhje me aksionin ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama, I cili në një postim në Facebook, shprehte se lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjë çast pavarësisht se vëmendja e qeverisë është e fokusuar tek familjet e prekura nga tërmeti.

 

“STOP INFORMALITETIT – Teksa pasojat e tërmetit mbi familjet kanë zënë vendin qendror në vëmendjen e gjithë qeverisë, lufta kundër informalitetit s’ka ndalur asnjē çast! Vijon në terren puna e koordinuar e të gjitha strukturave dhe goditja ndaj abuzuesve. Një shembull konkret i freskët fare, është bllokimi 1.6 milion litra gaz”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *