Subscribe

I pranishëm në Samitin e Brdos  që po mbahet në Slloveni, kryeministri Edi Rama foli mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

 

Ai u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe se procesi i integrimit ka ngecur pasi Bashkimi Europian nuk ka mundur të mbajë premtimet, ndërsa shtoi se i ka humbur shpresat në zhbllokimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut,

 

“Deri tani mund të shpresoj se ky bllokim i pakuptimtë nuk do të bëhet një ngjarje e përsëritur. Sidoqoftë, më duhet të pyes: Sa kohë duhet të presë Shqipëria për të pasur dritën jeshile në këtë proces të ashtuquajtur të bazuar në merita, i cili rezulton se nuk ka të bëjë me meritat në fund të fundit? Por unë nuk do ta keqkuptoj këtë pikë, sepse mund të ndodhë që ashtu si Vladimir nuk mund të ndahet nga Estragon në ‘Duke pritur për Godot’, edhe Shqipëria nuk mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë version pas-të vërtetës të Procesit të Integrimit Evropian. Por, çfarë ndodh me ekzistencën e 2 milionë qytetarëve nga Kosova ende të mbyllur brenda vendit të tyre pas disa vitesh që vendi arriti pajtueshmërinë e plotë për liberalizimin e vizave. A nuk është surreale që ata të mund të udhëtojnë lirshëm jashtë vendit të tyre nën një regjim brutal të hequr me ndihmën e bombave të SHBA dhe BE dhe tani çlirimtarët e tyre i mbajnë të kyçur? ”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë përmendi shpërndarjen e vaksinave antiCovid nga BE për vendet e Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *