E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Bllokimi i kufirit/ Dita e 6 e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Bllokimi i pikave kufitare me Serbinë në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 6.

 

Që prej datës 20 shtator, qeveria e Kosovës ka urdhëruar që të gjitha makinat e  targa serbe që hyjnë në Kosovë duhet të targohen përkohësisht me target të Kosovës, sikurse bën prej vitesh të njëjtën gjë edhe shteti serb.

 

Reklamë

Për shkak të situatës anormale, autoritetet kosovare kanë vendosur në pikat kufitare të veriut Jarinje dhe Bërnjak, forca policie, për shkak edhe të tensioneve të krijuara nga vetë serbet e Veriut të Kosovës.

 

Autoritetet e Bashkimit Europian kanë bërë apel që të qetësohet situate mes palëve dhe gjithcka ti kthehet normalitetit, por pavarësisht kësaj Albin Kurti ka deklaruar se zgjidhja e vetme është që të dyja vendet ti heqin target e përkohshme.

 

Më shumë video

Reklamë