Subscribe

Me rrëzimin e Sotiraq Lubonjes nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkon ne 7 numri i anëtareve te Këshillit te Emërimeve ne Drejtesi te cilet nuk kane mundur te kalojne procesin e vetingut.

 

Vetem dy e kane mbyllur kete proces, ndersa dy te tjere jane ende ne pritje. Por edhe nese Enton Dhimitri dhe Fatos Qato, dy gjyqtaret e mbetur e kalojnë vetingun, serish KED eshte jo funksionale.

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ka kuadër ligjor per te rihedhur shortin per vakancat, duke lene te kuptohet se ky proces do te vijojw ne Dhjetor, atëherë kur është dhe i parashikuar ne ligj. Vonesa është e pashmangshme, pasi çdo kandidat tjetër duhet ti nënshtrohet vetingut për të qenë pjese e këshillit.

 

Deri atehere sistemi i drejtësisë do vijojë te jete ne kolaps, me nje Gjykate Kushtetuese jo funksionale dhe nje Gjykate te Larte po te tille.

 

E gjithë kjo situate vjen ne kohen debati per Gjykatën Kushtetuese eshte lidhur pashmangshmërisht me marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Edhe pse palët ndajne qëndrime te ndryshime mbi Gjykatën Kushtetuese, fakt eshte qe kjo gjykate ka vetëm dy anëtare, me rrezikun per te mbetur me 1, pasi ONM ka apeluar vendimin per kryetarin Bashkim Dedja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *