Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit ka bere qe kryetari i bashkisë dhe banoret te dalin ne protesta. Me pankarta nëpër duar “stop bllokimit të buxhetit” ata u mblodhën ne qendër te qytetit te Çorovodës. Ata kërkuan zgjidhjen e situatës.

 

Kryetari i bashkisë, Nesim Spahiu, sebashku me punonjësit janë mbështetur nga banoret dhe nga strukturat e Lëvizjes Socialiste per Integrim. Spahiu i kërkoi kryeministrit Rama të reagoje në lidhje me situatën. Mos miratimi i buxhetit ka mbyllur prej një muaji konviktin, çerdhet dhe po krijon probleme në të gjithë bashkinë e Skraparit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *