Subscribe

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla e konsideron një akt terrorist bojkotimin e punës së kontrollorëve të Albcontrol, duke bllokuar fluturimet nga Rinasi.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Zgjedhje 2021”, Balla tha se ata u përpoqën, por nuk ia arritën. Për situatën e paprecedentë në Rinas, ai fajësoi veçanërisht presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se i dështoi inskenimi.

Për Ballën, kontrollorët që u futën në grevë, duhet të përjashtohen përgjithmonë nga administrata e shtetit shqiptar.

“Ishte një përpjekje që shkon përtej një akti normal reagimi të një sindikate, kjo nuk i ka rrënjët te paga, por te inskenimi politik, Ilir Meta, vëllai binjak i Sali Berishës sot inskenoi një akt të turpshëm që vë në rrezik sigurinë kombëtare.  Çdo dite kemi ngarkesa që vijnë me vaksina. Avioni qëndroi rreth 1 orë në ajër dhe u rikthye në vendin e origjinës ku ishte nisur. Shqipëria po ecën me ritme të larta vaksinimi. Ky akt është pothuajse një akt terrorist.  Bënë përpjekje, por u kap në kohë. Këta persona nuk duhet të shkelin më kurrë në administratën e shtetit shqiptar. E përshëndes reagimin e Prokurorisë. Duhet të gjejnë skenaristët e këtij akti terrorist. Ilir Meta dështoi dje. Personat janë të lidhur me SHPK-në e Ilir Metës. Deri në 25 prill mos u habisnin që të dëgjoni edhe përpjekje të tjera. Jemi duke parë se si segmente të caktuara reagojnë ndaj udhrave politike që iu jep Sali Berisha ose Ilir Meta.”

Sipas tij, opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha, ndërsa Basha është thjesht një kukull.

“Lulzim Basha është dhe ai kontrollor, por i PD. Opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha. Basha është një dordolec që e vënë para, një robot. Ai institucion ka kryer një akt terrorist.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *