Bllokimi i 550 tonëve të naftës, me kërkesë të vetë rafinerisë
Operacioni i cili u finalizua me bllokimin e 550 tonve naftë pa standart në fakt duket se ka krijuar paqartesi.
Drejtuesit e rafinerisë së naftës kishin bërë kërkesë në Inspektorin Qëndror Teknik për certifikimin e lëndës djegëse para se ajo të hidhej në treg.
Kjo sipas drejtuesve te inspektoriatit është një procëdurë që kryehet sa herë nafta del në treg për tu shitur.
Por fakti që sasia e naftës është rikthyer për ripërpunim ngre pikpytjen se teknlogjia që përdoret në këtë rafineri është e vjetër duke mos dhënë garancitë e duhura për cilësinë e lëndës djegëse.
Por në kuadër të planit operacional ky isnpektoriat ka kryer në dy muajt e fundit rreth 300 kontrolle, nga të cilat vetëm tre subjekte kanë rezultuar me shkelje.
Gjatë muajit shtator inspektoriati do të foksuohet në kontrollet e depozitave të naftës, si dhe të gazit të lëngshëm për të parë nëse subjektet I janë shmnagur ose jo ligjeve në fuqi.




