Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli sot gjatë mbledhjes së Qeverisë për bllokimin në very të vendit.

 

 

Gjatë mbledhjes Kreu i Qeverisë tha se kriminelët po sfidojnë ligjin në veri dhe po synojnë destabilizimin e rajonit dhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës.

 

 

Kurti deklaroi se këto veprime janë të nxitura edhe nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

 

 

“Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata”, tha ai.

 

 

Vendosja e barrikadave në rrugë është një veprim i paligjshëm i cili nuk do të tolerohet tha Kurti, duke treguar se i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i heqë ato.

 

 

“Kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha ai ndër tjerash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *