E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Bllokimet na nxijnë imazhin”

 

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka bërë një paralelizëm mes ligjit për TVSH e turizmit dhe protestave të opozitës.

 

Duke argumentuar se ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për turizmin në 6 % është një mundësi më shumë për të stimuluar këtë sektor, ministri theksoi se qëndrimi i opozitës po kontribuon në sens të kundërt,  duke dëmtuar imazhin e vendit.

Reklamë

 

Ministria e Financave pret që nga kjo nismën të ketë një formalizim më të madh të njësive akomoduese, pasi informaliteti në këtë sektor mbetet ende i lartë.

 

Ministria argumenton në relacionin e saj se qëndrimi për të ulur TVSH erdhi edhe si nje nevoje e konkurrencës në rajon, por edhe më gjerë.

 

Janë 22 vende të cilat aplikojnë  një TVSH të diferencuar për turizmin, ndërkohë që Shqipëria kishte nivelin më të lartë prej 20 %.

 

Më shumë video

Reklamë