Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vakancës në grupin parlamentar të PS, një ditë pasi ish-deputeti socialist Alqi Bllako dorëzoi mandatin.

 

“Kuvendi i Shqipërisë ju vë në dijeni se me shkresën nr 128/5 Prot. Datë 30.03.2022, Z. Alqi Bllako shpallur deputet me vendimin nr 21 datë 13.07.2021 të KQZ ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzimin e mandatit të deputetit. Bashkëngjitur një kopje të shpresës për dorëzimin e mandatit. Sa më sipër, në mbështetje të nenit 164, pika 1 të ligjit nr 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Shqipërisë?” i ndryshuar, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës”, thuhet në shkresë.

 

Largimi i Alqi Ballkos, rikthen në Parlament Pandeli Majkon. Ky i fundit nuk arriti të thyente  herësin në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

 

Kodi Zgjedhor e parashikon se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *