Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Uashingtoni do të angazhohet për të adresuar situatën e rëndë humanitare në Gaza, por duke u siguruar që ndihmat të mos bien në duart e grupit militant Hamas. Pas takimit me kryeministrin izraelit në Tel Aviv, Blinken garantoi mbështetjen e fortë për Izraelin dhe të dretjën e tij për tu vetëmbrojtur.

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

“Kemi ardhur për të demonstruar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit, të punojmë drejt një stabiliteti më të madh dhe për të zvogëluar tensionet në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalem. Gjithashtu do të nisim urgjentisht ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës. Për presidentin, ky angazhim është personal.”

Ndërsa, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se përgjigjja e Izraelit do të ishte shumë e fuqishme nëse Hamasi shkel armëpushimin e arritur javën e kaluar, pas 11 ditësh luftime mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

BENIAMIN NETANYAHU

KRYEMINISTER I IZRAELIT

“Dua të falenderoj presidentin Biden dhe ju që keni mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne gjithashtu do t’i japim kuptim angazhimit tonë për vetëmbrojtje. Nëse Hamasi prish qetësinë dhe sulmon Izraelin, përgjigjja jonë do të jetë shumë e fuqishme. Kemi diskutuar mënyrat sesi të punojmë së bashku për të parandaluar riarmatimin e Hamasit me armë dhe mjete agresioni.”

Sekretari Blinken do të ndalet edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit pasi perëndimi e cilëson këtë grup si terrorist.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *