Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Blinken: Udhëheqësit e Lindjes së Mesme të vendosur në pengimin e përhapjes së luftës

9 Janar 08:57

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se udhëheqësit në Lindjen e Mesme janë të vendosur për të penguar përhapjen e konfliktit të Gazës dhe se ekziston një pajtueshmëri mbi nevojën për të “hartuar një rrugë politike përpara për palestinezët”.

“Bregu Perëndimor dhe Gaza duhet të bashkohen nën qeverisjen e udhëhequr nga palestinezët”, u tha Blinken gazetarëve në aeroportin Al Ula në Arabinë Saudite.

“E ardhmja e rajonit duhet të jetë integrimi, jo ndarja dhe konflikti”, tha Blinken, duke shtuar se “për të realizuar këtë, ne duhet të shohim krijimin e një shteti të pavarur palestinez”.

Në një deklaratë pas bisedimeve me Sekretarin Blinken, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman nënvizoi rëndësinë e ndalimit të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës dhe nevojën për të krijuar kushte për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Mediat lokale kanë raportuar se kjo përpjekje synon të sigurojë që populli palestinez të marrë të drejtat e tij legjitime dhe të arrijë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Arabia Saudite ka ndërprerë bisedimet diplomatike për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin për shkak të konfliktit ushtarak midis militantëve të Hamasit dhe forcave izraelite.

Të hënën, Blinken u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe zyrtarë të lartë nga Arabia Saudite përpara se të shkonte në Izrael.

Kryediplomati amerikan tha se do t’u kërkojë zyrtarëve izraelitë që të krijojnë më shumë hapësirë për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gayës dhe të bëjnë më shumë për mbrojtjen e civilëve.

Blinken: Turqia dhe katër vende arabe do të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më herët tha se katër vende arabe dhe Turqia kanë rënë dakord të fillojnë planifikimin për rindërtimin pas konfliktit dhe qeverisjen e Gazës, sapo të përfundojë lufta e Izraelit kundër Hamasit.

Në një mision urgjent në Lindjen e Mesme që synon kryesisht frenimin e përhapjes së konfliktit në një luftë rajonale, Blinken tha të hënën se Arabia Saudite, Jordania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia do të konsideronin pjesëmarrjen dhe kontributin për të rindërtuar pas luftës Rripin e Gazës, i cili është shkatërruar nga bombardimet izraelite në tre muajt e fundit.

Këto vende i kishin rezistuar më parë thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për fillimin e planifikimit të pasluftës, duke këmbëngulur se së pari duhet të ketë një armëpushim dhe pakësim të vuajtjeve të civilëve, të shkaktuar nga ofensiva ushtarake e Izraelit në përgjigje të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme, i katërti që nga fillimi i luftës në tetor, Blinken tha se ato vende tani janë të hapura për një planifikim të tillë dhe se secili do të konsideronte përfshirjen e tij në atë që do të vendoset përfundimisht.

“Ne ramë dakord të punojmë së bashku dhe të koordinojmë përpjekjet tona për të ndihmuar në stabilizimin dhe rimëkëmbjen e Gazës, për të hartuar një rrugë politike përpara për palestinezët dhe për të punuar drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon në tërësi”, u tha Blinken gazetarëve.

Ai nuk ofroi detaje për kontributet e mundshme të këtyre vendeve.

Ai tha gjithashtu se Turqia dhe katër vendet arabe kishin rënë dakord të përdorin ndikimin e tyre për të frenuar zgjerimin e luftës së Gazës në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, që do të ishte shkatërrues për rajonin dhe do të kishte pasoja negative në tregtinë dhe ekonominë globale.

Sekretari Blinken i bëri komentet pas takimit me Princin saudit Mohammed bin Salman në kampin e tij dimëror jashtë qytetit Al Ula në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite, të cilin vendi po e shndërron në një destinacion të madh turistik./voa

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
Antony Blinken Gaza Izrael lufte

Nga e njëjta kategori

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

më shumë...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.