Subscribe

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, nisur nga situata e ditëve të fundit ku vendi ynë është përballur me sulme kibernetike nga Irani.

 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për shtyp i Departamentit të Shtetit, Ned Price i cili thekson se sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar kanë diskutuar rreth sulmeve të Teheranit.

 

Blinken ka theksuar rëndësinë për bashkëpunim mes dy vendeve për zhbërjen e dëmit si dhe rritjen e sigurisë kibernetike.

 

NED PRICE

ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT

 

Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

 

 

Dy muajt e fundit vendi ynë është goditur nga sulme kibernetike, ku në fokus kanë qenë sistemin “TIMS” i pikave doganore, por edhe ai i aeroportit të Rinasit si dhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *