Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken përmes një letre zyrtare i tërheq vëmendjen presidentit serb, Alexandër Vucic që të respektojë vullnetin e Ëashingtonit dhe të njohë Kosovën të pavarur.

 

“SHBA janë të përkushtuara për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, të qëndrueshme dhe prosperuese në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shohë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të përqëndruar në njohjen reciproke”.

 

Duke e shoqëruar letrën me një mesazh të shkruar me dorë, Blinken rikujton kreun e shtetit serb për premtimet që ka dhënë.

 

“Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”.

 

Presidenti Alexandër Vucic u shpreh se  “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera.

 

Në muajin shkurt, edhe presidenti amerikan, Joe Biden i përcolli të njëjtin mesazh presidentit serb, për qëllimin e Amerikës që dialogun Kosovë – Serbi të përfundojë me njohje reciproke.  Dialogu mes Prishtinës e Beogradit pritet të rifillojë së shpejti me ndërmjetësimin e BE por klima e bisedimeve është ashpërsuar ndjeshëm.

 

Alexandër Vucic ka përsëritur disa herë se është i vendosur për të mos e njohur Kosovën të pavarur ndërsa qeveria Kurti kërkon respektimin e marrëveshjeve të arritura deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *