E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Blinken jep mesazhin e rëndësishëm pas largimit nga Shqipëria

“SHBA janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE dhe në luftën kundër korrupsionit”, kështu shkruan në rrjetin social “X” Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, pas mbylljes së vizitës në vendin tonë.

Blinken thekson se SHBA janë dhe mbeten një aleat i madh i Shqipërisë.

Ndërsa thekson se gjatë bisedës me kryeministrin Rama ka biseduar për stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore.

Postimi i Blinken:

Reklamë

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministër @EdiRama dhe diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore.


Ndërkohë në një tjetër postim në “X” Blinken ka zbardhur edhe detaje gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj.

“Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor, a @NATO Aleat dhe një partner i fortë. Sot në takimin tim me Presidentin @BajramBegajAL, shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë”, shkruan Blinken.

Vazhdo të lexosh

Reklamë