Gjermania mbetet miku më i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata vjen nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, theksoi synimin e administratës së Bidenit për të forcuar marrëdhëniet me Evropën Perëndimore.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Unë mendoj se është e drejtë të thuash se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë partner më të mirë, asnjë mik më të mirë në botë sesa Gjermania. Dhe Presidenti Biden i ka përqendruar këto gjashtë muajt e parë të presidencës së tij në ringjalljen e aleancave tona mbi një bazë dypalëshe, gjallërimin e angazhimit tonë në institucionet multilaterale. Dhe përtej bordit, Gjermania ka qenë partneri ynë i fortë.”

 

 

Kancelarja Angela Merkel vuri në dukje angazhimin e SHBA-së dhe Gjermanisë për të përballuar sfidat kundrejt Rusisë dhe Kinës.

 

ANGELA MERKEL

KANCELARE GJERMANE

“Unë pata mundësinë të takoja Presidentin e sapozgjedhur Amerikan Joe Biden në takimin e Samitit G7 në Cornwall dhe më pas më pas në takimin e Samitit të NATO-s në Bruksel. Unë do të thoja që ne kemi qenë në gjendje të gjejmë një bazë të përbashkët mbi të cilën të trajtojmë sfidat gjeostrategjike të botës. Eshtë e vërtetë ne jemi me një sy drejt Rusisë, me një sy për Kinën, por është po aq e vërtetë se po krijohet  një aleancë e mundshme që përfaqësonë interesat tona dhe ne do të vazhdojmë këtë shkëmbim.”

 

Gjermania dhe Kombet e Bashkuara janë organizatore të konferencës së Berlinit për të dalë me zgjidhje që do të sillnin fundin e konfliktit në Libi dhe do të stabilizonin vendin.

 

Nderkohë në ditët në vijim Blinken do të vizitojë edhe Romën për të biseduar me homologun italian Luigi Di Maio lidhur situatën në Siri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *