Subscribe

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasni, firmosën dy marrëveshje të rëndësishme për të dyja vendet.

 “Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, si dhe “Memorandum imirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë marrëveshjet e nënshkruara.

Dy marrëveshjet u firmosën gjatë ceremonisë zyrtare që po zhvillohet në Kryeministri, në prezencë edhe të kreut të qeverisë, Edi Rama./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *