Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar ashpër shkeljet dhe abuzimet e Rusisë gjatë sulmit ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kërkoi largimin e Rusisë nga organizata për shkak të sulmeve ushtarake.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Pse duhet të  pyetet një shtet anëtar i OKB-së i cili përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër anëtar të OKB-së,  duke kryer abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut dhe duke shkaktuar vuajtje masive humanitare. A  duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill?”.

 

Kryediplomati amerikan kritikoi gjithashtu vendet që refuzojnë të deklarojnë qartë se Rusia është autorja e vetme e kësaj krize.

 

“Anëtarët e këshillit duhet të ndalojnë përdorimin e gjuhës që nënkupton se të gjitha palët mbajnë përgjegjësi të barabartë për sulmin e paprovokuar të njërës palë. Kjo nuk është e paanshme – është e gabuar – dhe dështon të vendosë përgjegjësinë aty ku i takon.”

 

Ndërkohë, vendet perendimore vijojnë me vendosjen e sanksioneve të rënda ndaj Moskës. Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e re të masave kundër Rusisë. Blloku ka njoftuar se ka ndaluar transaksionet me Bankën Qendrore Ruse, si dhe ka vënë sanksione të reja për 26 shtetas rus.

 

Por jo të gjitha vendet i janë bashkuar bllokut perëndimor. Presidenti i Meksikës deklaroi se vendi i tij nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve, pasi dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *