E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

‘Blindohet’ Fieri/ Policia kontrollon çdo automjet luksoz (Pamjet)

Qyteti i Fierit është ’blinduar’ nga forca të shumta policie mbrëmjen e kesaj te premteje ndërsa në ‘shënjestër’ janë vendosur mjetet luksoze.

 

Kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errësuar, janë dukë u kryer.

 

Reklamë

Për të kryer këto kontrolle në terren kanë zbritur forcat e posaçme ‘Shqiponja’, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.

 

Në vëmëndje mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale, ata të shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin të armatosur.

 

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve në qendër por edhe në periferi të qytetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë