Pas sulmeve terroriste ne Belgjike, policia e shtetit ka marre masa shtese ne sigurimin e aeroportit “Nene Tereza”. Ne nje njoftim të shpërndarë për mediat, policia bën me dije se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shtimin e kontrolleve ne aeroportin ndërkombëtar. Autoritetet po ushtrojnë kontrolle ne bagazhe dhe me qen antieksploziv. Sipas njoftimit ne ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit, ndërkohë qe janë instaluar edhe forca të Ndërhyrjes së shpejte për shmangien e çdo lloj incidenti.