Krimet e rënda janë blinduar këtë të martë pasi po zhvillohet pretenca për bandën “Shullazi”.

 

Forca të shumta policie dhe në mënytrë të vecante ato speciale kanë rrethuer këtë gjykate për të shmangur cdo “surprize” të pakëndshme gjatë kohës që anëtarët e bandës në fjalë do të jenë brenda në sallë për seancën e radhës.

Në fakt seanca është shtyre në shumë raste për shkak të terheqjes së prokuroreve ose mungesës së tyre në sallë gjë e cila solli edhe disa masa të marra nga Arta Marku për disa prej tyre për zvarritjen e këtij procesi.

Ndrëkohe prokuroret e përzgjedhur për seancën e radhës janë drejtuesja e krimeve të rënda Donika Prela dhe prokuroret e tjerë të krimeve të rënda Besnik Muci, Gentian Osmani dhe Anton Markgjini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *