Subscribe

Shqiptaret po preferojnë gjithnjë e me shume blerjet online, aq sa e kane kthyer ketë praktike nje trend te kohës. Ky fakt është stimuluar me se shumti edhe nga përdorimin i rrjeteve sociale, te cilat reklamojnë faqe dhe oferta te ndryshme. Përfaqësuesit e Doganës se Rinasit thonë se kjo tregti ka njohur rritje nga viti ne vit. Por si funksionojnë blerje online. Pas shkarkimit nga avioni dhe kontrollit nga doganieret, postat e ndryshme qe operoje pranë doganës dërgojnë pakot ne magazina, aty ku behet dhe seleksionimi. Kozeta Deçe nje prej specialisteve ne dogane thotë se shqiptaret janë te prirur te blejnë me shume veshje, si dhe produkte elektronike, nje tregti kjo qe po sfidon edhe dyqanet për shkak jo vetëm te çmimeve qe ofrojnë, por edh te cilësisë. Por nuk janë te pakta rastet ku qytetaret ankohen se duhet te paguajnë edhe pse mendojnë se nuk e kane kaluar nivelin e pa taksueshem ne blerjet qe kane kryer. Është e vështire te japësh një shifër ekzakte për blerjet online, pasi ka blerje individuale, por edhe për tregti. Por Kozeta na tregon se veprimet qe kryhen vetëm ne nje prej postave ne blerjet nga individët i kalon me shume se 100 veprime ne dite. Blerjet nëpërmjet internetit janë te thjeshta. Mjafton me nje klik dhe produktin qe t’i kërkon brenda pak ditësh e ke ne dore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *