A rrezikohen nga koronavirusi te gjithe ata persona qe marrin nje pako te porositur online nga Kina?

Ne fakt nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.

“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Zyrtarë të Center for Disease Control u perpoqen ti japin nje pergjigje ketij shqetesimi duke ditur numrin e larte te njerezve te cilet kane si treg te pare  te sherbimeve te tyre, hapesiren online te blerjeve ne Kine.

Edhe shqiptaret gjithnje e me shume ne vitet e fundit kane rritur blerjet online, keshtu qe ky shqetesim vlen edhe ne kontekstin tone.

Mesatarisht ka nje kohe nga 5 deri ne 21 dite që një pako të vijë nga Kina në Shqipëri, e logjikisht sipas shpjegimit qe japin specialistet virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *