Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitive me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar vetë ajo.

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook’, Gjylameti bëri të ditur se ai dhe familja e tij janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo iu shprehu falenderimet stafit mjekësor, për të cilin tha se janë heronj real në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

‘Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për t’u testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë. Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë”, shkruan deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *