Subscribe

Zgjedhjen e Blerina Balës si kryebashkiaken e re në detyrë të Himarës, për Edi Ramën është në të mirën e qytetit dhe në vazhdimin e punëve të nisura atje. Në platformën “X” kryeministri e cilësoi një zhvillim pozitiv 15 votat pro për ish nënkryetaren e bashkisë Himarë, që u votëbesua jo vetëm nga këshilltarët bashkiakë socialistë por edhe të opozitës.

“Zgjedhja e sotme  nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore”, shkruan Rama.

Për shfaqjen që priu vendosjen e Blerina Balës në krye të bashkisë së Himarës, ku mbështetës të Fredi Belerit u përplasën me përfaqësues të  Partisë Socialiste, Edi Rama tha:

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.

Blerina Bala do ta drejtojë Himarën deri kur për kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri të ketë një vendim të formës së prerë. Ai është dënuar me dy vite burg nga gjykata speciale e shkallës së parë dhe pritet vendimi i apelit për të përcaktuar nëse në Himarë do të zhvillohen ose jo zgjedhje të parakohshme. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *