Ndërkohë që në Britaninë e Madhe dhe ShBA vaksinimi i popullatës kundra Covid-19 ka nisur masivisht, Bleona Qereti është ndër të parët shqiptarë që i është nënshtruar kësaj vaksine dhe ka ndarë me ndjekësit e saj këtë përvojë. Gjithashtu, ajo i ka këshilluar të gjithë që ta bëjnë vaksinën dhe me këtë rast postoi edhe një foto e veshur si mjeke ku ka treguar se ka qenë pjesë e xhirimeve të një filmi dhe njëherësh duke u shprehur mirënjohjen bluzave të bardha.

“Unë sapo u vaksinova dhe ua rekomandoj të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë vaksinën. Është koha ta mposhtim virusin një herë e përgjithmonë. Kjo foto është nga një film që xhirova muajin e kaluar. Akoma nuk ka dalë por doja tu shprehja mirënjohjen të heronjve tanë që janë në vijën e parë të luftës.”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *