Dikur ajo i këndonte “Adoleshencës” dhe sot e shohim mjaft të kompletuar në SHBA.

 

 

Por le ti largohemi muzikës dhe ti hedhim një sy Instagramit të Bleona Qerretit. Duke parë fotot kupton se Bleona ka diçka të preferuar në veshjet e saj. Janë pikërisht ngjyrat “gold” dhe “silver”. Për evente, mbrëmje, klipe apo fotosesione, këngëtarja gjithmonë do të ketë diçka të florinjtë ose argjendi me vete, raporton Blitz.al

 

 

Këto ngjyra simbolizojnë luksin dhe janë konsideruar si të guximshme. Por Bleona ka treguar se ajo guxon dhe eksperimenton  me zgjedhjet e saj dhe madje është përfolur shumë herë për veshjet e veçanta dhe ndonjëherë të çuditshme. Madje që në fillimet e karrierës së saj kur u shfaq me jumpsuitin ngjyrë blu dhe këngën, “Lermëni”, në Festivalin e RTSH-së.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *