E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Blenë me dollarë false në disa subjekte, arrestohen vëllezërit në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Fake Cash” dhe ka identifikuar tre persona që dyshohet kanë hedhur në treg kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Dy prej tyre, vëllezër, janë arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

Reklamë

“Nga hetimet u identifikuan 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë kapur 2 prej tyre, shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Vlorë,dhe kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ka caktuar Gjykata e Vlorës, secilit prej tyre, me vendimin e datës 10.02.2026.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit, dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë