Subscribe

Kryetari i Grupit Parlametar të PS-së Bledi Çuçi në  fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, shprehu krenari për punët e bëra nga e majta, dhe tha se Shqipëria e para 10 viteve nuk ka lidhje me Shqipërinë e sotshme.

 

Askush më mirë se PS nuk ka bërë hapa për modernizimin dhe digjitalizimin e vendit.

 

Çuçi: Jam krenar që pas 10 vitesh ne kemi tërësisht nëj Shqipëri tjetër krahasur me 10 vite më parë për s ai takon modernizimit të shtetit dhe luftës kundërr korrupsionit. Që atëherë vendosëm të mbështeteshim në 3 shtylla kryesore, që lidhen, e para me reformën në systemin e drejtësisë si një kusht themelor për të luftuar korrupsionin dhe si një hallkë fundore për të luftuar korrupsionin në të gjitha shërbimet publike që ofrohen. Parakusht për të luftuar korrupsionin është mdoernizimi i shtetit dhe askush më mirë se PS nuk e ka bërë këtë gjë. Ne sot vijmë me një panoramë nga ajo që gjetëm 10 vite më parë. Sot kemi 1237 shërbime publike të digjitalizuara. Kjo do të thotë që janë këputuar marrëdhëniet fizike të 1237 zyratve, zyrtarëve publikë me atyre që duan të marrin shërbim, duke bërë që mundësia për të bërë korrupsion të jetë zero.

 

Kjo është një fitore e PS, tha kreu i Grupit, që e ka çuar Shqipërinë në një nivel tjetër ndërkombëtar. Sot Shqipëria gjendet në vendin e 64 nga193 vende sipas indeksit të Kombeve të Bashkuara mbi qeverisjen e elektronike, dhe vazhdon e përmirësohet.

 

Çuçi përmendi disa shembuj suksesi, duke përfshirë digjitalizimin e Kadastrës. Sipas tij është ulur koha e përpunimit të të dhënave në Kadastër dhe këtë e quajti një transformim historik.

 

Çuçi: Shtylla e tretë është edukimi. Kemi pilotuar kurrikulat e para në shkollat e mesme dhe në 2024 pritet ta shtojmë në gjithë Shqipërinë. Sot, Shqipëria që gjetëm dhe ajo që është janë të ndryshme.

 

Kreu i Grupit të PS tha se procesin e integrimit në BE nuk e shohin si një process që duhet bërë sepse kështu thonë të tjerët, por në funksion  të modernizimit të shtetit shqiptar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *