Bledi Çuçi nuk do të jetë Ministër i Brendshëm deri në 30 prill.

Ai ka vendosur të delegojë kompetencat  deri në 30 prill para dhe pas zgjedhjeve tek Besfort Lamallari I cili deri tani ka qënë Zv.Ministër.

Çuçi, raporton Vizion Plus, kandidon për deputet nga listat e PS në Gjirokastër duke qënë i treti në listë.

 

VENDIMI

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Urdhëroj:
1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *