Pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë 28 hetues.

 

Ata po testohen dhe trajnohen, ndërsa ambasada e SHBA në Tiranë i uroi dhe tha se falë tyre, reforma në drejtësi do të ecë përpara.

 

“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *