E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bjellorusia e vendosur për partneritet me BE

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandër Lukashenko, ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë do të jetë “partner i Bashkimit Evropian”.

 

presidenti Lukashenko pas takimit me Komisionerin Evropian për Buxhet dhe Burime Njerëzore Gunther Oettinger, është shprehur se problemet mes BE dhe Bjellorusisë kanë ekzistuar gjithmonë, “por ato nuk kanë karakter kronik dhe mund të zgjidhen”.

 

Ndërkohë në vitin 2016 BE ka lehtësuar sanksionet kundër Bjellorusisë, pas lirimit të disa të burgosurve politikë, por kritikoi qeverinë e Lukashenkos për përdorimin e forces ndaj protestuesve një protestë kundër papunësisë. Lukashenko është pushtet që nga viti 1994.

Vazhdo të lexosh

Reklamë