Vlora ashtu si çdo vit mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë verës si nga turistët vendas, por edhe nga të huajt. Plazhet në zonën e Ujit të Ftohtë duket se janë ndër të preferuarit për vizitorët bjellorusë dhe ukrainas.

 

“Vij nga Ukraina. Jemi për herë të parë këtu. Çdo gjë është një mrekulli. Që nga deti, natyra, por dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.”

“Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga COVID nuk kemi frikë.”

“Vijmë nga Bjellorusia. Jemi për herë të parë. Kemi ardhur me familjen, edhe me fëmijët të cilët po kënaqen. Çdo gjë është super. Do të vijmë përsëri vitin tjetër.”

“Këtu po kalojmë shumë mirë. Një eksperiencë e paharrueshme. Nuk kemi frikë nga COVID, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.”

 

Ndërsa për pushuesit vendas problem mbeten plazhet publike. Me vaksinimin e operatorëve turistikë duket se pushuesit kanë më shumë siguri në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *