E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Biznesmeni në Bulqizë kërcënohej në telefon për lekë

Biznesmeni në Bulqizë, Gëzim Balla kërcënohej në telefon për t’i marrë një shumë parash nga një person i paidentifikuar.

Nëse nuk i jepte shumën e kërkuar, ai e kërcënonte se do ta vriste. Duke marrë shkas nga telefonatat, Balla u ankua në polici dhe më pas bashkëpunoi për të kapur kërcënuesin.

Reklamë

Ky i fundit i la një pikë takimi biznesmenit për të marrë paratë, por kur pa që ishte i shoqëruar, i kërkoi të shkonin në një kodër aty pranë.

Më pas, kur kuptoi që shoqëruesit ishin policë, kërcënuesi qëlloi në ajër. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë