Subscribe

Një biznesmen në Korçë është dhunuar e grabitur në banesën e tij nga tre persona të armatosur e të maskuar me uniforma policie.

 

Ngjarja ka ndodhur rreteh orës 22:00 të së hënës në banesën e tyre në fshatin Çiflig.

 

‘Ndal, policia!’ kjo thirrje u është drejtuar fillimisht prej tre grabitësve, të cilët nën kërcënimin e armëve I lidhën bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila dhe iu kërkuan që t’u dorëzonin paratë.

 

“Nga grabitësit mu kërkua të tregoj kasafortën. Njëri prej tyre foli në dialekt verior duke mbushur edhe armën. I dorëzova shumën prej 1 milion e 600 mijë lekë të vjetra që kisha në shtëpi” ka dëshmuar biznesmeni Nevruz Vila.

 

Grabitësit me uniformë ku shkruhej ‘Policia’ dhe antiplumb kanë vazhduar të terrorizojnë çiftin duke kthyer gjithçka përmbys për vlera të tjera monetare apo sende me vlerë në banesë.

 

Ka qenë një fqinj i familjes Vila ai ka njoftuar më pas policinë.

 

Patrulla e ndodhur rastësisht në rrugën nacionale iu përgjigj kësaj thirrjeje por pa mundur të vihet në gjurmë të ‘kolegëve’ të saj grabitës.

 

Vjedhjet e kësaj mënyre janë bërë problematike në zonën e Korçës, si në bizneset e periferisë edhe në fshatra.

 

Ka të dhëna se vetëm në 10 ditët e fundit janë regjistruar 3 grabitje biznesesh.

 

Policia deri tani në asnjë rast nuk ka arrutur të identifikojë dhe kapë autorët që grabitin nën veshjen e saj.

 

Vjedhjet e biznesmeneve jane kthyer tashme ne shqetesim edhe per policine lokale. Ne Korce, Maliq e ne Boboshtice ka biznese qe jane vjedhur ne menyre sistematike dhe ne asnje rast policia  nuk ka shkuar te autoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *