Subscribe

Operacion i koduar “lucia” çoi në arrestimin e 41-vjeçarit i cili është me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e mashtrimit. Pasi kontaktonte me biznesmenë u premtonte se do t’iu siguronte leje ndërtimi në zona të ndryshme të kryeqytetit. Për tu bërë akoma më i besueshëm ai kishte arritur ti bindte investitorët se kishte lidhje me një nga studiot e avokatisë në Milano.

 

Nëpërmjet email-eve false bënte kontrata noteriale fiktive të cilat më pas ja prezantonte investitorëve. 3 prej tyre ranë pre e mashtrimit ndërsa Ciruna arriti ti merrte 1 milionë euro. Veç kësaj për të futur në grackë sa më shumë biznesmenë Ciruna hapi dhe një kompani Call Center me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme. Sipas policisë nëpërmjet saj ai arriti të merrte një italiani 37 mijë euro.

 

Por ky nuk është rasti i vetëm ku skemat e mashtrimit janë kthyer në një problem për policinë. Pak ditë më parë seksioni për krimin ekonomik sekuestroi asete bankare në vlerën e 1. 5 milionë eurove të Stefano Lorenzit.

 

Italiani me precedentë të mëparshëm kishte hapur një shoqëri fantazmë në Shqipëri dhe kishte arritur tu merrte shuma të mëdha kompanive të huaja. Paratë më pas i transferonte në llogari bankare në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali. Shqipëria shërben dhe si vend i pastrimit të parave si në rastin e dy norvegjezëve të cilët kishin arritur të pastronin mbi 800 mijë euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *