FAO, Organizata Botëorore e Ushqimit raporton se çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rënie dyshifrore në muajin Maj, krahasuar me një vit më parë.Konretisht për drithërat rënia është 25.3%, për vajin 48.2%, bulmetet me 25% dhe ushqimet 22.1%.

 

Por në vendin tonë kjo tendecë nuk reflektohet edhe pse zhvlersimi i euros në mënyrë të ndjeshme i ka bërë importet më të lira. Theodhori Kristuli, kryetar i Unionit Tregatrë, i ftuar në E-ZONE tha se ka një relaksim të çmime në treg, por jo sa në tregjet e huaja.

 

Sipas tij ka një arsye të fortë pse çmimet nuk ulen në vendin tonë.

 

Për sa kohë ne përditë dëgjojmë që shqiptarët largohen, kjo për tregun do të thotë më pak prodhim, më pak konsum, për rrjedhojë çmime të shtrenjta. Më pak konsum për biznesin do të thotë që kostoja për njësi e produkteve të jetë e lartë. Nëse kësaj situatë do ti shtojmë dhe mungesën e fuqisë punëtore dhe rritjen e pagave që shoqëron këtë fenomen, atëherë cmimet në vëndin tonë, do të kenë tendencë rritje-sqaroi Kristuli

 

E thënë ndryshe, kostot e prodhimit vendas po mbajnë lart çmimet e produkteve bazë, ndaj dhe ulja e cmimeve nga mallrat e importit është e pandjeshme në treg. Kristuli vijon më tej kur thotë se nëse ka abuzime me çmimet, atëherë është detyrë e institucioneve që të monitorojnë tregun dhe të ndikojnë për të ofruar cmime më të drejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *