E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Biznesi: Të ulen edhe taksat

Biznesi nuk mjaftohet me lehtësimin e gjobave dhe procedurave por kërkon me ngulm ulje të taksave. Gjergji Gjika kryetar i Dhomës së Fasonëve, thotë se ndërmarrjet e këtij sektori, nuk po arrijnë dot të konkurrojnë rajonin. Ndërsa ekspertët thonë se masat për të lehtësuar procedurat janë pozitive dhe se duhet të ishin bërë kohë më parë. Për ekonomistët, taksat në buxhet nuk mblidhen nga gjobat. Qeveria ka përgatitur një draft fillestar ku ka shkurtuar 11 procedura të cilat në thelb tentojnë të rivendosin një marrëdhënie të re me biznesin, dhe nëse më parë ai ka bërë evazion i jepet mundësia ta deklarojë pa u penalizuar. Po ashtu ajo është tërhequr edhe nga varianti i gjobave të larta, pas rrëzimit të këtyre neneve nga kushtetuesja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë