Subscribe

 

Bizneset i kërkojnë qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit që të ndryshojë politikat e saj ekonomike dhe fiskale, ne mënyrë që tregu shqiptar të bëhet konkurrues me rajonin dhe për rrjedhojë të tërheqë më shume investime të huaja.

 

Konfindustria në një njoftim për shtyp evidenton se nevojitet hapja e tregjeve, duke shmangur monopolet, si dhe duke forcuar entet mbikëqyrëse.

 

Në qëndrim e saj shoqata vlerëson se është e papranueshme që afro 60% të investimeve të huaja për vitin 2016, e mbanin vetëm dy projekte të mëdha, si gazsjellësi TAP dhe HEC-i Devollit.

 

Ndërkohë paralelisht më këtë fakt, niveli i ulët i kërkesës së biznesit për kreditim, si dhe dalja e parave jashtë Shqipërisë janë dy tregues të tjerë që për Konfindustrian paraqesin një të ardhme ekonomike jo optimiste. Në vendin tonë janë disa sektorë ku tregu dominohet nga monopoli. Ndër vite janë dhënë koncesione me të drejtë përdorimi mbi 10 vjet, duke e bërë hyrjen e operatorëve të tjerë në treg një mision të pamundur.

 

Konkretisht, tregjet monopol janë kolaudimi i automjeteve, markimi i karburanteve, pullat fiskale etj. Ndaj rishikimi i këtyre kontratave me synim liberalizimin e tregut do të sillte më shumë konkurrencë, si dhe tarifa shërbimi më të lira për qytetarët, sipas Konfindustrias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *