Subscribe

Ky është një ambient që deri para pak ditësh funksionoi si një loto sporti, por sot është në këtë gjendje në përpjekje për t’u dhënë sërish me qira…

 

Me mbylljen e pikave të basteve sportive janë të shumtë ambientet e biznesit që kërkojnë qiraxhinj të rinj. Eriketa Kocollari është menaxhere e këtij dyqani prej 200 metra katror në qendër të Korçës. Ajo thotë se përfitonte një qira të kënaqshme në muaj, nga aktiviteti i lojërave të fatit, ndaj dhe tani po kërkon që të investojë që të ruaje të njëjtën leverdi ekonomike.

 

“Ne e kishim këtë ambient me qira, që ishte e konsiderueshme. Tani kemi shumë oferta, por ne jemi duke parë se cila prej tyre është më e leverdishme për ne, pasi duam të që të ruajmë të njëjtën nivel qiraje. Për ne si biznes mbyllja e lojërave të fatit ishte e paparashikueshme.”

 

Situata është e ngjashme edhe në qytetin e Durrësit. Janë më qindra biznese që kanë njoftimin jepet me qira. Ndërkohë qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim. Por ka edhe nga ata që e shohin me skepticizëm vendimin.

 

Mbyllja e veprimtarisë së kumarit edhe për qytetarët e Lezhës konsiderohet si lajmi më i mirë për këtë vit. Sipas tyre pikat e lotove kishin zaptuar thuajse të gjithë qytetin.

 

Nga një janari janë mbyllur të gjitha pikat e basteve sportive, kazinove si dhe bingove. Në total numëroheshin rreth 5 mijë pika të tilla në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *