Subscribe

Ngjarja e rëndë që i ndodhi biznesmenit libanez me pasaportë amerikane, Faad Mitri, dënohet ashpër nga komuniteti i sipërmarrësve. Dhomat e tregtisë, shqiptare dhe të huaja, e cilësojnë rrahjen dhe largimin e tij si një goditje të madhe ndaj biznesit në Shqipëri. Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, thotë se ekonomia shqiptare, nuk ka humbur 450 milion euro investime që do të bënte kompania “OMNIX”, por shumë më shumë. Humbje nga investitorë të cilët kishin planifikuar të vinin këtu dhe që tashmë do të tërhiqen.
Administratori i “Konfidustria”-s, bën përgjegjëse për këtë situatë edhe shtetin, i cili në këto 25 vite nuk ka zgjidhur ende çështjet e pronësisë dhe që nuk kërkon garanci nga investitorët strategjikë. Ai sqaron se në momentin që një kompani e huaj ngrin 50 milion dollarë garanci për shtetin shqiptar, askush nuk merr guximin të godasë atë. Përgjegjësinë e strukturave shtetërore e shohin dhe të huajt. Amerikanët thonë se strukturat e luftës kundër krimit të organizuar duhet të punojnë dhe të arrestojnë autorët. Vetëm kështu ngjarja do të lokalizohet thotë Crawford dhe do të japë siguri për investitorët. Kreu i Dhomës Amerikane, Mark Crawford, tregon një rast të ngjashëm me përfaqësuesin e një kompanie greke në Shqipëri, e cila ishte anëtare e dhomës. Para 10 muajsh administroi u rrah me hekur nga disa banda në territorin grek, dhe dyshimet janë se ata kanë qënë të porositur nga Shqipëria. Edhe ky administrator, nuk do të kthehet më në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *