Subscribe

Qeveria e zyrtarizoi vendimin që bizneset me xhiro deri në 14 milione lekë të mos pagujnë qiranë mujore për dy muaj, me qëllimin për ta kryer këtë pagesë në përiudhën në vijim, duke u dakortësuar me qiradhënësin.

 

Biznesi i vogël e konsideron këtë nisëm si një frymarrje në këtë kohë krize, por shtyrja e këtij detyrimi së bashku dhe me këstet e kredive në periudhën në vijim mbetet një kosto e papërballueshme.

 

Vendimi i qeverisë për pezullimin e pagesës së qirasë për dy muaj për biznesin e vogël, nuk është një ndihmë reale, pasi kjo është një pagesë që vetëm shtyhet në kohë, duke sjellë konflikte mes qiramarrësve dhe qiradhënësve, si dhe duke e rënduar biznesit. Ndaj qeveria bën mirë të falë dicka nga vetja më shumë se sa të nisë të impnojnë qiramarrësit të shytjnë kërkesat e qirave. –thotë Koli Firaj, kryetar I shoqëtës së biznesit të vogël Korcë.

 

Në këto kushte, kontabilistët që meren me bilancet e biznesit të vogël thonë se kjo situata do të sjellë falimentim të shumë prej tyre.

 

Sipas Etleva Tresës, sipërmarrjet e vogla nuk kanë rezerva ndaj dhe situata  tyre mbetet në kufijtë e mbijetesës.

 

Sipas ekspertëve duhet sa më parë që bizneset të nisin gardualisht akvitetitin pasi qëndrimi i tyre mbyllur për një kohë të gjatë do të prodhojhë edhe efekte sociale.

 

Në këto kohë izolimi efektet që do të jepen në ekonomi mbeten ende të paqarta, por muaj e vështirë pritet të jenë nga maji e në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *