Subscribe

Bizneset kundërshtojnë Hartën e Re Gjyqësore që parashikon bashkimin e gjykatave administrative. Ata thonë kostot do të rriten dhe se numri i dosjeve që do të presin radhën për t’u shqyrtuar do të jetë disa herë më i madh.

 

NIKOLIN JAKA

DHOMA E TREGTISE

“Të bashkojmë gjithë gjykatat administrative në Tiranë dhe Lushnjë nuk mjafton, pasi se nëse Tirana ka 45 herë më shumë biznese, Durrësi dhe Shkodra kanë bashkë sa Tirana. Ku dhe si do zgjidhen këto dosje? Duhet të rregulloni edhe infrastrukturën. Të duket kur shkon në gjykatë sikur po mban radhën e bukës apo makaronave.”

 

Por, sipas kryetares së KLGJ, Naureda Llagami, për të shmangur grumbullimin e dosjeve, pas miratimit të Hartës së Re Gjyqësore do të shtohet numri i gjyqtarëve. Ndërkaq, sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, riorganizimi i gjyqësorit sipas hartës së re nuk do të ndikohet nga Vetingu.

 

ULSI MANJA

MINISTER I DREJTESISE

“Nuk bëhet fjalë për një harte të re gjyqësore, por riorganizim i gjyqësorit. Harta e re gjyqësore, nuk ndikohet nga vetingu. Duhet të ishte bërë më parë.”

 

Projekti i Hartës së Re Gjyqësore u prezantua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në fund të vitit të kaluar. Ndryshimet parashikojnë ulje të numrit të gjykatave nga 36 në 15 të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *