E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Biznesi kërkon punëtorë të kualifikuar

Kur dhjetëra te papune i drejtohen çdo dite zyrave te punësimit, 30 mije vende te lira raportohen nga biznesi privat. Por ndryshe punëkërkuesit, tregu dhe sipërmarrësit privat kane nevoje për persona me zanat. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi pranoi se ne kushtet aktuale nuk plotësohen siç duhet kërkesat e tregut. Sipas Klosit prioritete i qeverise është kualifikimi i te rinjve dhe profilizimi i shkollave profesionale sipas kërkesave te tregut te punës. Gjate nje aktiviteti me te rinj dhe sipërmarrës privat, kreu i Dhomës se Tregtisë Nikolin Jaka u beri apel te rinjve te shfrytëzojnë mundësitë e kualifikimit për te siguruar pune. Me ndryshimet ne ligjin e punësimit dhe atë te Kodit te Punës parashikohet edhe ngritja e agjencive te punësimit, te cilat formatizojnë punën e përkohshme per te rinjtë dhe kontributet e tyre

Më shumë video

Reklamë