Subscribe

Ndonëse partitë politike nuk kanë ofruar deri më tani një program konkret lidhur me zhvillimin ekonomik në katër vitet e ardhme, komuniteti i biznesit ka hartuar një platforme me një sërë propozimesh dhe ja ka dorëzuar forcave politike. Sipërmarrësit kërkojnë që të kenë një ministri, që të drejtohet prej tyre dhe të ketë ne fokus politikat ekonomike si dhe mbështetjen e biznesit.

 

Në platforme janë parashikuar një sërë lehtësirash dhe rishikim i taksave, me qëllim reduktimin e kostove, si dhe rritje e konkurrueshmërisë me vendet e tjera. Por duket se drejtimi i disa ministreve nga ministrat teknike, ka sjelle edhe një ngërç të punëve.

 

“Ndonëse është miratuar heqja e TVSH për njësitë akomoduese dhe ky ligj duhet të hynte në fuqi në 6 qershor, ai ka mbetur pezull, për shkak të ministrave teknike. Nuk kanë dalë ende udhëzimet që ta bëjnë ligjin të zbatueshëm.”

 

Fushata elektorale është në kulmin e saj, por partitë politike deri më tani janë fokusuar më së shumti në premtime, por nuk kanë ofruar analiza konkrete se çfarë modeli te zhvillimit ekonomik do te zbatojnë, nëse marrin pushtetin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *