Subscribe

Skema e përfshirjes së biznesit të vogël në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. Eksperti fiskal Bujar Bendo thotë se një skemë e tillë do të rrisë kostot për biznesin, do të jetë edhe një sfidë më vete e administratës tatimore, por rrezikon të rrisë edhe evazionin,

 

Ndërsa për ekspertin Olti Rrumbullaku tregon se kjo masë do të detyrojë bizneset që të trajtohen njësoj. Sipas tij deri më tani përjashtimi nga taksat e biznesit të vogël i ka favorizuar këta të fundit, duke ofruar një sistem tatimor të zhdrejtë.

 

Në total janë 60 mijë biznese të vogla. Skema ende nuk është detajuar, por sipas kryeministrit të gjithë bizneset do të jenë në skemë. Ndërsa ekspertët thonë se kategoria e tregtarëve me xhiro nga o deri në 2 milion lekë xhiro në vit, janë në kufijtë e mbijetesës dhe s’duhet të bëhen pjesë e TVSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *