Subscribe

 

Rreth 10 mijë biznese pritet të bëhen pjesë e skemës së TVSH-së si pasojë e uljes së kufirit nga qeveria, por tregtarët janë të paqartë lidhur me detyrimet që u lindin.

 

Administrata tatimore i bën apel tatimpaguesve që kanë bërë një xhiro vjetore në 2017 mbi 2 mln lekë qe si hap te pare të regjistrohen në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së. Brenda datës 31 mars, bizneset duhet të ndryshojnë faturën duke reflektuar shkallën e TSVH,  20%

 

“Të lidhen me shoqëritë e autorizuara të kasave fiskale me qëllim lëshimin e kuponit me TVSH. Paralelisht, bizneset do të duhet që të shoqërojë të gjithë mallin stok me faturat përkatëse.”

 

Ministria e Financave pritet të hartojë edhe udhëzimet përkatëse lidhur me mënyrën se si do të operojë biznesi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratave. Ky proces është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, pasi do të rrisë kostot. Ata thonë se nuk kanë njohuritë e plota për realizmin e veprimeve tatimore, ndaj do të duhet të paguajnë personel shtesë.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *