Një nga hallet më të mëdha të biznesit janë ndryshimet e shpeshta të ligjeve të taksave dhe tatimeve. Befasia e ndryshimit të tyre nga qeveritë po e bën zhvillimin e aktivitetit ekonomik të vështirë dhe të paparashikueshëm. Julian Saraçi nga Aleanca për Profesionistet e Lirë ishte i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizon Plus evidentoi se kush do të ishte rruga për t’i vënë fre këtij fenomeni.
“Ne jemi duke diktuar mes kolegësh dhe me partitë politike që të ndërmarrim një nismë ligjore për të krijuar një kod tatimor. Ky kod përfshin tërësinë e ligjeve tatimore në Republikën e Shqipërisë, të cilat nuk mund të ndryshohen çdo vit, dhe çdo muaj nga qeveritë, por njësoj siç kërkojnë ndryshimet në kod një shumicë votash, edhe kodi tatimor të kërkojnë një shumicë votash nga të dy kahët polikë”, sqaroi Saraçi në Vizion Plus.
Aleanca për Profesionistët e Lirë e konsideron si një mësim të lartë nga ana e qeverisë që nismat ligjore të reja apo dhe ato që ndryshohen duhen të bëhen në konsensus me grupet e interesit.
Mbi të gjitha ato duhet të ofrojnë barazi në treg dhe siguri juridike. Brenda muajit dhjetor mbi 6 mijë porfesionistë të lirë do të marin mbrapsht 501 milion lekë, pasi qeveria e humbi betejn me këtë kategori në Gjykatën Kushtetuese./vizionplus.tv