E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Biznesi ankohet për çregjistrimin

Margarita Zemani është detyruar të vijë për herë të tretë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pasi që para 45 ditësh ka bërë një kërkesë për të mbyllur dyqanin e saj dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Ajo thotë se Drejtoria e Tatimeve, ende nuk i ka sqaruar nëse ka apo jo detyrime. Por Vasilika Vjero, drejtore e QKB-së, thotë se procedurat për të mbyllur biznesin janë shkurtuar ndjeshëm dhe mesatarisht një person juridik brenda 40 ditëve merr përgjigje. Përveç kësaj, bashkimi i QKR me QKL, ka bërë që bizneset të marrin në të njëjtin sportel nipin dhe licencën. Ministria e Financave me paketën e re fiskale do të ndryshojë edhe nenet, të cilat zgjatin afatin për çregjistrimin e biznesit.

Më shumë video

Reklamë